Izraeli kërkon ko*flikt mes Iranit dhe SHBA-së, Demiri: Shkeli vijën e kuqe me sulmin në Damask

Kolonel Dritan Demiraj, thotë se objektivi strategjik i Netanjahut prej 6 mandatesh si kryeministër i Izraelit, ka qenë futja në konflikt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Iranin.

”Prej 6 mandatesh si kryeministër objektivi strategjik i Netanjahut ka qenë përmes manovrave politike të fusë SHBA-në në luftë me Iranin, gjë që SHBA dhe Iran po i shmanget. Tre objektivat kryesore që mund të jenë si hakmarrje ndaj Netanjahut janë goditja e bazave sekrete të pasurimi të uraniumit në Iran, ku më kryesore janë uzina e pasurimit të uraniumit, qendra e prodhimit të ujit rëndë dhe së dyti janë bazat kryesore të armëve bërthamore dhe baza industriale përgjegjëse për raketa balistike dhe kokat bërthamore dhe kursi 3 i veprimit janë qendrat kryesore nga duhet ekzekutuar ky sulm”.

Demiri theksoi se Izraeli shkeli vijën e kuqe me sulmin në Damask, por nuk beson në përshkallëzim të konfliktit. “Izraeli shkeli vijën e kuq me sulmin në damask, por është garda revolucionare që komandon disa grupime proksi që i kanë shkaktuar hemorragji të Vazhdueshme izraelit. Kjo hap një precedent të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sulmi ndaj një konsullate apo ambasade është sulm ndaj një vendi. Nuk besoj që do ketë përshkallëzim se mesazhi i Biden ishte i qartë: Nuk do të përfshihem drejtpërdrejt në luftë kundër Iranit. Irani nuk ka përdorur në masë të madhe fuqinë që ka për t’u hakmarrë ndaj Izraelit. E paralajmëroi, me raketa e dronë, por ka fuqi shumë më të madhe”,-tha në ”A2cnn”.

Sipas tij kostoja ndaj mbrojtjes së Izraelit ka qenë e jashtëzakonshme. “Kostoja ndaj mbrojtjes së Izraelit ka qenë e jashtëzakonshme vetëm SHBA ka shpenzuar 500 milionë dollarë dhe Izraeli më shumë se 1 miliard dollarë”.

SHKARKO APP