Izraeli kreu sulme me raketa brenda Iranit

Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Por rrjetet ABC, CBS dhe NPR nuk dhanë më shumë hollësi.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite i tha Zërit të Amerikës se nuk kishte asnjë koment “tani për tani ” mbi raportet e mediave amerikane, rreth një orë pas publikimit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA tha se mbrojtja ajrore e Republikës Islamike ishte aktivizuar mbi disa provinca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si IRNA ashtu edhe agjencia shtetërore e lajmeve Fars, e lidhur me trupat e Rojave Revolucionare Islamike të Iranit, cituan burime të paidentifikuara lajmesh të kenë thënë se kishte pasur një shpërthim në provincën qendrore të Iranit, Isfahan.

Izraeli e kishte paralajmëruar Iranin se do të hakmerrej për një sulm ajror të pashembullt iranian në territorin izraelit të dielën e kaluar. Irani kishte paralajmëruar nga ana tjetër, se çdo sulm hakmarrës izraelit do të përballej me një përgjigje të shpejtë dhe më të ashpër.

(VOA)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?