Izraeli kujton gjashtë milionë viktimat e Holokaustit

Izraelitët mbajtën sot dy minuta heshtje në ndërkohë që sirenat ranë në kujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.

Në orën 07:00 GMT sirenat njoftuan edhe fillimin e ceremonive zyrtare me vendosjen e kurorave në qendrën përkujtimore të Holokaustit ”Yad Vashem” në Jeruzalem me rastin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit, që filloi pas perëndimit të diellit dje dhe do të vazhdojë deri në perëndimin e diellit sot.

Ceremoni do të zhvillohen edhe në të gjitha shkollat, kolegjet dhe në universitetet e vendit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në ceremoninë hapëse në ”Yad Vashem”, tha se bota nuk ka nxjerrë mësime nga Lufta e Dytë Botërore dhe po e trajtonte agresionin e Iranit në Lindjen e Mesme me të njëjtën qetësi siç trajtoi dikur kërcënimin e Gjermanisë naziste.zz

Në Poloni, mijëra të rinj hebrenj nga e gjithë bota do të manifestojnë nga Auschwitzi në Birkenau, dy seksionet më të mëdha të përqëndrimit dhe shfarosjes së izraelitëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

SHKARKO APP