Izraeli mbyll ambasadën në Irlandë për retorikë antisemite

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar ka urdhëruar mbylljen e ambasadës izraelite në Irlandë “në dritën e politikave ekstreme antiizraelite të qeverisë irlandeze, tha sot Ministria e Jashtme në Jerusalem.

Irlanda është ndër kritiket më të ashpra të konfliktit të Izraelit në Rripin e Gazës, për të cilin burimet palestineze thonë se kanë vrarë pothuajse 45 000 njerëz.

Ministri i Jashtëm, irlandez Micheál Martin foli kohët e fundit për “dënimin kolektiv të popullit palestinez përmes qëllimit dhe ndikimit të veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza”.

Në fillim të këtij viti, Irlanda, së bashku me Spanjën, Slloveninë dhe Norvegjinë, njohën Palestinën si një shtet të pavarur.

Për më tepër, Irlanda do të ndërhyjë në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke i kërkuar gjykatës të zgjerojë më tej përkufizimin e termit gjenocid.

“Veprimet dhe retorika antisemitike e përdorur nga Irlanda kundër Izraelit janë të rrënjosura në delegjitimimin dhe demonizimin e shtetit hebre, së bashku me standardet e dyfishta”, tha Saar, sipas ministrisë.

Kryeministri irlandez Simon Harris i hodhi poshtë akuzat.

Ai e përshkroi vendimin e Izraelit për të mbyllur ambasadën si “thellësisht për keqardhje”.

“Unë e kundërshtoj plotësisht pohimin se Irlanda është kundër Izraelit”, shkroi Harris në platformën X.

“Irlanda është pro paqes, pro të drejtave të njeriut dhe pro ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai./  a.jor. ATSH

SHKARKO APP