Izraeli nis sulme të reja kundër Hezbollahut në Libanin jugor

Ushtria izraelite tha dje në mbrëmje se ka ndërmarrë sërish veprime kundër Hezbollahut në Libanin jugor, këtë herë duke përdorur një dron për të sulmuar disa persona që ishin larguar nga një kompleks ushtarak të përdorur nga milicia.

Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi dy të plagosur në sulmin në një fshat pranë kufirit me Izraelin.

Një armëpushim hyri në fuqi më 27 nëntor midis Izraelit dhe lëvizjes pro-iraniane Hezbollah pas më shumë se një viti armiqësish, duke përfshirë dy muaj luftë të gjithanshme kur Izraeli dërgoi gjithashtu trupa tokësore në Liban.

Sipas kushteve të armëpushimit, ushtria libaneze do të vendoset së bashku me paqeruajtësit e OKB-së në jug – ndërsa ushtria izraelite tërhiqet gjatë një periudhe 60-ditore, e cila përfundon më 26 janar.

Si pjesë e marrëveshjes, Hezbollahu duhet të tërhiqet pas lumit Litani rreth 30 kilometra në veri të kufirit izraelito-libanez.

Kjo përputhet me kushtet e Rezolutës 1701 të OKB-së, e cila synon të zgjidhë luftën e vitit 2006 në Liban.

Izraeli është ende duke ndërmarrë veprime ushtarake kundër kërcënimeve në Libanin jugor, gjë që lejohet sipas marrëveshjes së armëpushimit.

SHKARKO APP