Izraeli sulmoi Hezbollahun, grupi i kundërpërgjigjet duke lëshuar 320 raketa
“Në një akt vetëmbrojtjeje për të hequr këto kërcënime, IDF-ja po godet objektivat terroriste në Liban, nga të cilat Hezbollahu po planifikonte të fillonte sulmet e tyre ndaj civilëve izraelitë”.
Mësohet të jetë shorehur në rrjetin social X zëdhënësi i IDF, RAdm. Daniel Hagari, në lidhje me planet e Hezbollahut për të sulmuar civilët izraelitë.
Aeroplanët luftarakë izraelitë po synojnë objektivat e Hezbollahut në Liban pasi zbuluan se grupi libanez do të lëshojë qindra raketa në drejtim të Izraelit.
“Në vetëmbrojtje për të eliminuar këto kërcënime, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po sulmojnë objektivat terroristë”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.
Izraeli njoftoi se civilët libanezë u paralajmëruan të largoheshin menjëherë nga zonat ku ishte aktiv Hezbollahu, shkruan cnn.
Over 100 projectiles have been fired at Israelis since this morning.
This is Hezbollah’s goal—destroying homes and targeting our civilians.
We will continue operating to ensure all of our civilians are safe and protected against terrorism. pic.twitter.com/Z1NWWchIUP
— Israel Defense Forces (@IDF) August 23, 2024
“In a self-defense act to remove these threats, the IDF is striking terror targets in Lebanon, from which Hezbollah was planning to launch their attacks on Israeli civilians.”
Listen to an update from IDF Spokesperson, RAdm. Daniel Hagari, regarding Hezbollah’s plans to attack… pic.twitter.com/fKvbUVSmbT
— Israel Defense Forces (@IDF) August 25, 2024
Menjëherë pas kësaj, Hezbollahu tha se kishte nisur një sulm të madh me dron kundër Izraelit në përgjigje të vrasjes së muajit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të grupit.
Sirenat që paralajmëronin për raketa në hyrje mund të dëgjoheshin në të gjithë Izraelin verior këtë mëngjes. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar.
Në një deklaratë, IDF tha se Hezbollahu “sapo lëshoi mbi 150 raketa nga Libani në drejtim të territorit izraelit”.
Hezbollah njoftoi se hodhi më shumë se 320 raketa në 11 baza dhe kazerma ushtarake izraelite, duke përfshirë bazën Meron dhe katër vende në Lartësitë Golan.