Izraeli videomesazh prekës për Shqipërinë: Pas 76 vitesh…

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, përmes një postimi në rrjete sociale, ka folur për situatën pas tërmetit tragjik në Shqipëri, ku theksohet se Izraeli ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën. Pasi qëndruan rreth dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, kanë përfunduar misionin e tyre në vendin tonë. Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist. Për të përmbyllur me sukses misionin e tyre në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?