Ja 88 shtetet ku mund të përdoret patenta shqiptare

Drejtoria e Shërbimeve Rrugore ka publikuar listën e shteteve ku janë të vlefshme patentat e lëshuara në Shqipëri falë marrëveshjeve ndërkombëtare. Njëherësh, Drejtoria ka publikuar edhe hapat që duhen ndjekur nga qytetarët për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare.

Kështu, qytetari mund të aplikojë për leje drejtimi ndërkombëtare në çdo Drejtori Rajonale, pavarësisht vendbanimit.

Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti janë:

Swiss Digital Desktop Reklama

leje drejtimi kombëtare që verifikohet nga pranuesi;

Swiss Digital Mobile Reklama

1 fotografi me ngjyra me përmasa 4 x 5 cm;

një mandat pagesën prej 500 lekë.

Me dorëzimin e dokumenteve të mësipërme, qytetari pajiset me leje drejtimi ndërkombëtare, e cila lëshohet menjëherë.  Patenta ndërkombëtare lëshohet në bazë të leje drejtimit kombëtare. Vlefshmëria e saj është deri në datën e përfundimit të afatit të vlefshmërisë së leje drejtimit kombëtare, por jo më shumë se 2 vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?