Ja çfarë nuk duhet të konsumoni në vitin 2017
Për të qenë të shëndetshëm për vitin që vjen duhet të eliminoni disa produkte. Por cilat janë ato dhe pse duhet t’i eliminojmë?
Sheqeri. Duhet të përpiqeni të ndaloni së konsumuari sasi të mëdha sheqeri apo ushqime që kanë përmbajtje të madhe të tij. Ka vetëm efekte negative dhe ju bën të shtoni në peshë. Obeziteti shkaktohet kryesisht nga sheqeri. Sa sheqer i hidhni kafes ose çajit?
Tasat me açai. Këto miksime, të cilat nuk janë shumë të përdorura në Shqipëri, përmbajnë sheqer dhe antioksidantë të shumtë, si dhe karbohidrate. Ato bëhen me fruta, fara e gjalpë dhe kanë relativisht shumë kalori, që mund të jenë të dëmshme dhe ju shtojnë në peshë.
Mishi i kuq dhe qumështi. Të dyja këto produkte janë të mira, por edhe të këqija për trupin. Organizata botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se një nga faktorët që sjell kancerin është edhe mishi i kuq, që vjen nga kafshët. Gjithashtu mishi shkakton probleme kardiovaskulare apo diabetin. E njëjta situatë me elemente përbërëse të qumështit, që janë vërtetuar se shkaktojnë kancerin.
Patatinat dhe përzierjet e drithërave. Mund të duken si të shëndetshme, por mos konsumoni në masë përzierje të tilla që përmbajnë patatina, misra, fruta. Në këto lloj përzierjesh proteinat, yndyrat dhe bimët janë rregullatorët natyrorë.
Pijet e ëmbla. Janë gjithashtu të dëmshme për trupin, edhe pse mund të na duken të shijshme. Konsumoni sa më tepër ujë, jo pije me ngjyrë. /Blitz.