Ja çfarë u sekuestrua në banesën e Doshit

Një kompjuter dhe një USB janë sekuestruar në banesën e deputetit, Tom Doshi.

Oficerët e policisë të shoqëruar edhe nga Oficeri i Policisë Gjyqësore mësohet se kanë ushtruar kontroll në banesën e Tom Doshit, (në foto) ku janë sekuestruar disa materiale.

Mes sendeve të sekuestruara mësohet se janë “një kompjuter dhe një USB”, tha gazetari Artan Hoxha, i cili është edhe një nga miqtë e afërt të Tom Doshit.

Mësohet se gjatë kohës së arrestimit, në banesë ka qenë vetëm deputeti Tom Doshi dhe jo familja e tij.

Kjo lëvizje ishte bërë nga deputeti me qëllim që familjarët e tij të mos përjetonin momentet e ndalimit të tij.

SHKARKO APP