Ja ç’tregojnë incizimet e zërit në avionin e rrëzuar në Francë

Hetuesit francezë kanë filluar t’i analizojnë të dhënat nga incizimi i zërit në kabinën e pilotëve të aeroplanit të udhëtarëve të firmës "Germanwings", që u rrëzua në Alpe në Francë.

E përditshmja "New York Times" ka raportuar se dëshmia nga incizimi tregon se njëri nga pilotët ishte larguar nga kabina dhe më nuk ka mundur të kthehet, para rrëzimit të aeroplanit. “Personi jashtë ka trokitur lehtë në derë por nuk ka pasur përgjigje”, një hetues i paemëruar i ka thënë gazetës duke u mbështetur në incizim. Një zëdhënës i kompanisë Lufthansa, e cila e operon firmën ajrore të buxhetit të ulët, Germanwings, tha se ka njohuri për raportin e gazetës amerikane dhe ka shtuar se “ne nuk kemi informacion nga autoritetet, që e konfirmojnë këtë raport dhe ne synojmë më tepër informacione”, përcjell rel.

Fluturimi numër 4U 9525 prej Barcelonës për në Dyseldorf u rrëzua pardje.

SHKARKO APP