Ja destinacioni turistik më i preferuar i shqiptarëve (Foto)

Turqia mbetet e parezistueshme për shqiptarët, madje edhe në muajt kur plazhi nuk frekuentohet.

Sado që frika prej sulmeve terroriste në aeroporte dhe në atraksionet turistike në Stamboll lanë stepur pushuesit tradicionale të Turqisë, (rusët dhe gjermanët), për shqiptarët nuk kanë ndodhur kështu.

Sipas statistikave të Ministrisë turke të turizmit numri i turistëve shqiptare është në një rritje të qëndrueshme. Për pesëmujorin e parë 2007 mbi 27 mijë shqiptare vizituan Turqinë për turizëm, me një rritje më shumë se 8 për qind në krahasim me 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por edhe vitin e kaluar kur plazhet e Turqisë u braktisën prej sulmeve me bomba, vizitorët shqiptare nuk kishin hequr dorë madje numri i vizitore pati një rritje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat nga Tirana internacional Airport për udhëtimet me charter tregojnë se drejt Antalias kanë fluturuar mbi 41 mijë persona më 2016, me një rritje prej 18% në krahasim me vitin e mëparshëm. Një vit më parë drejt Antalias kishin fluturuar përmes charter-ave rreth 35 mijë persona.

Në 2016-n, operatorët turistikë shqiptarë e konfirmuan interesin e shtuar të pushuesve shqiptarë për pushimet në Turqi, të nxitur nga çmimet e ulëta.

Ulja e çmimeve të paketave turistike, deri edhe me 50%, tërhoqi shqiptarët që të zgjidhnin të pushonin në qytetet bregdetare të Turqisë. Agjencitë thanë se kërkesa për të prenotuar në resortet e tipit all dhe ultra inklusive shënoi kulmin e saj në periudhën pas datës 14 korrik e deri në fund të muajit gusht. Shqiptarët në Turqi preferojnë të prenotojnë në resorte me katër e pesë yje dhe me shërbime all apo edhe ultra all inklusive. Antalia është destinacioni kryesor, duke u ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht nga 7 në 10 net.

Me një mesatare prej 400-500 euro për person, që kushton një paketë, shpenzimet e shqiptarëve në plazhin e Turqisë vitin e kaluar llogariten të paktën 6-7 milionë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?