Ja emrat e 6 universiteteve në sitën e cilësisë për akreditim

“6 universite; 4 publike dhe 2 private do të jenë të parat që do ti nënshtrohen akreditimit nga agjencia britanike. Ministrja Nikolla tha për Ora News se ekspertët britanikë kanë nisur puna për të parë gjendjen e mësimdhënies dhe kapaciteteve të arsimit të lartë. Raporti përfundimtar do të publikohet në qershor të 2017.

Akrediteti i instiucioneve të arsimit të lartë do të nisë me 6 universitete; 4 publike dhe 2 private. Agjencia britanike enkas pas firmosjes së marrëveshjes me qeverinë shqiptare ka nisur punë në terren për rankimin e këtyre institcioneve. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha për Ora News se në qershor të 2017 do të ketë të dhënat të qarta se në çfarë gjendje janë universitetitet.

Nikolla: “Do të fillohet me 6 institucione të para të arsimit të lartë, katër publike dhe dy private. Nga më përfaqësueset në kuptimin edhe të madhësisëë por edhe të cilësisë që vjen pas inspektimit që Ministria e Arsimit kreu për të verifikuar cilësinë. Do të ketë një raportim të parë në fund të muajit tetor ose në nëntor dhe pastaj të gjitha institucionet do të futen në procesin e akreditimit dhe në qershorin e vitit 2017 ne do të kemi një situatë të plotë të qartë transparente se sa cilësore janë institucionet tona të arsimit të lartë”.

Rankimi do të ndihmojë studentët të zgjedhin universitetin më të mirë; dhe universitetet me performacën më të lartë për të thithur investime nga privatë dhe buxheti i shtetit.

Nikolla: “Jo vetëm të trajnimit sepse tashmë ato janë në fund por dhe të hartimit të kodit të cilësisë me të cilën do të matet cilësia në institucionet tona të arsimit të lartë”.

Ministrja nuk dha detaje mbi koston që do të ketë ky proces.

Nikolla:  “Shpreh para publikut vendosmërinë që gjithçka që është pjesë e vendimarrjes në këtë rrugë të re në këtë standart të ri të ofruar nga kjo kompani lider për qeverinë shqiptare do të jetë një detyrë për tu zbatuar kështu që kostoja me raport me të mirat publike që sjell ky process janë të pallogaritshme”.

Raportet e para pritet të prezantohen në tetor të këtij viti në prag të vitit të ri akademik.

universitetet

SHKARKO APP