Ja emrat fitues për Drejtorë spitalesh, në 4 qarqe rihapet gara
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar renditjen e kandidatëve për për drejtues të spitaleve në 11 bashki të vendit. Në deklaratën e bërë për mediat bëhet e ditur se përsa i përket qarqeve Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, gara do të rihapet. Për këtë burimet kanë bërë të ditur se dosjet e paraqitura nuk përmbushin kriteret apo dhe se nuk ka pasur më shumë se një kandidat.
Më konkretisht QSUT do të drejtohet nga Enkelejdi Joti, i cili në konkurim ka arritur të marrë 77 pikë, duke dalë i pari përballë 4 kandidatëve të tjerë. Ndërsa Spitali i Traumës do të drejtohet nga Arben Zenelaj me 83 pikë.
Perlat Kapisyzi do të marrë drejtojë Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi duke marrë 87 pikë në krahasim me 36 të Luan Gjonajt. Mbretëresha Xheraldinë ka regjistruar numrin më të lartë të kandidatëve, 10 të tillë, por që i pari në renditje është Eliona Demaliaj me 81 pikë.
Në Berat i pari renditet Eduart Bejko, në Durrës Alban Ramohitaj, në Dibër Spartak Koltraka, në Fier Nevila Shuke dhe në Kukës Ismet Nika. Ky qark zë vendin e dytë përsa i përket kandidatëve me 9 të tillë, porse Nika ka marrë 75 pikë.
Në Lezhë kandidojnë dy kandidatë, ku i pari renditet Leon Kaza me 78 pikë ndërsa Edi Markaj ka grumbulluar 76 pikë. Po ashtu dhe në Shkodër ku kandiduan 7 mjekë i pari renditet Vilson Masmalaj me 76 pikë. Gara për këto spitale nisi pas kërkesës së kryeministrit Rama për të rritur cilësinë e shërbimit.
QSUT
1 Enkelejdi Joti 77
2 Rudin Domi 71
3 Eduart Harshova 70
4 Edmond Stojku 61
5 Bektash Mandri 45
Spitali i Traumës
1 Arben Zenelaj 83
2 Gjovalin Bushi 76
3 Eduart Harshova 70
4 Nevila Çaushi 68
5 Pashk Gjoni 61
6 Artan Bano 56
Spitali universitar Shefqet Ndroqi
1 Perlat Kapisyzi 87
2 Luan Gjonaj 36
Mbreteresha Xheraldinë
1 Eliona Demaliaj 81
2 Arben Rrugia 80
3 Genci Hyska 77
4 Altin Pasko 77
5 Saimir Cenameri 71
6 Blenard Nonaj 70
7 Eduart Harshova 70
8 Genta Mezini (Dedej) 65
9 Albert Cakoni 63
10 Avenir Balili 51
Berat
1 Eduart Bejko 81
2 Artur Bani 77
3 Arben Konomi 62
4 Esmeralda Braho 62
Durrës
1 Alban Ramohitaj 72
2 Nadire Jani 70
3 Endrit Shehu 55
4 Arian Salia 51
Dibër
1 Spartak Koltraka 67
2 Artan Murati 65
3 Astrit Ademi 54
4 Hajri Lusha 48
5 Mentor Trepça 43
6 Albion Tërshalla 40
Fier
1 Nevila Shuke 75
2 Kreshnik Tërnova 65
3 Afrim Plaka 47
4 Arben Voja 47
Kukës
1 Ismet Nika 75
2 Hasije Zenelaj 71
3 Agron Geca 53
4 Sahit Doçi 51
5 Nashide Shala 44
6 Dorina Karakushi 43
7 Shkëlqim Muça 41
8 Republika Tusha 39
9 Sulejman Sokoli 38
Lezhë
1 Leon Kaza 78
2 Edi Markaj 76
Shkodër
1 Vilson Masmalaj 76
2 Senad Hallunaj 72
3 Përparim Çela 61
4 Florinda Ndoja 55
5 Egla Mirashi 46
6 Ndrek Rukaj 43
7 Brian Muriqi 32
KOHA JONË SONDAZH

