Ja fëmijët që mësynë në ambasada më 2 korrik 1990 (FOTO)

Si sot 26 vite më parë, qindra shqiptarë mësynë në ambientet e ambasadave perëndimore në Tiranë, duke kërkuar që të largoheshin jashtë vendit.

Ata hynë me forcë dhe bashkë morën edhe fëmijët e tyre.

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme publikon një foto të rrallë të fëmijëve brenda ambasadave, duke e shoqëruar edhe me një përshkrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këta fëmijë sot pas 26 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kastriot Dervishi:

Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave.

Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe. Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh.

Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre. Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur munda t’i ruaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?