Ja gjyqi për të cilin gjyqtari Ibrahim Hoxha do të merrte 6 milion lekë për vendimin

Ora News ka zbardhur historinë e dosjes që kishte në gjykim gjyqtari Ibrahim Hoxha, për të cilën akuzohet se do të merrte 6 milion lekë në këmbim të një vendimi në favor të njërës palë.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se gjyqtari po bënte gati vendimin për prishjen e vendimit të trashëgimisë në favor të Dritan Jazenxhiut, i cili ishte në gjyq me të motrën, pasi e ëma i kishte lënë pronën (shtëpi e dyqane) me trashëgimi të motrës.

Vendimi do të shpallej sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo zyrtarisht burimet e Ora News flasin për një shumë prej 6 milion lekësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu janë kapur dhe po kryen veprimet për arrestimin e Dritan Jazenxhiut dhe Novruz Gajdës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?