Ja kenga e LSI per fushaten e zgjedhjeve

 

Gjatë Konventës së Lëvizjes Rinore për Integrim është prezantuar edhe kënga e LSI që do ta shoqërojë këtë forcë politike në fushatën zgjedhore.

Kënga me muzikën klasike nga “Carmina Burana” e kompozitorit gjerman Carl Orff, është përshtatur me tekstin shqip, dhe ka nisu të luajë pak çaste para se të marrë fjalën kreu i LSI, Ilir Meta, shoqëruar nga drita e qindra çakmakëve të ndezur në pallatin e sporteve "Asllan Rusi".

Teksti:

Kemi një komb

Jemi të rinj krenarë nga historia

Me dashuri

Paqe në shpirt

Me sytë nga ardhmëria

Çdo ditë që nis

Do jetë më mriz

Shpresojmë tek mirësia

Në rrugën tone

Pa ndalur vijojmë

Me paqen dashuruar

Jemi këtu Dhe jemi shumë

Eja me ne bashkuar

Zemrën dëgjon

fatin ndryshon

me shpirtin ndriçuar

Në forcën tonë

Kaq shumë besojmë

Dhe hapi ynë nuk ndalet

Ref: Në rrugën tonë

Pa ndalur vijojmë

Me paqen dashuruar

SHKARKO APP