Ja kur mbahen zgjedhjet në Kolonjë, Nishani dekreton datën

Presidenti Bujar Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë. Me anë të një dekreti, i cili është publikuar në faqen zyrtare online të Presidencës, Nishani ka vendosur që zgjedhjet në Kolonjë do të mbahen më 20 Nëntor 2016.

D E K R E T PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

Swiss Digital Desktop Reklama

D e k r e t o j

Swiss Digital Mobile Reklama

Neni 1

Caktimin e datës 20 Nëntor 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 9763

Tiranë më 12.10.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?