Ja kush do ta zëvendësojë Artan Didin

Pak orë pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, është bërë publik emri i atij që do ta zëvendësojë në këtë post. Bëhet fjalë pikërisht për Haki Çakon, aktualisht numri 2 i Policisë së Shtetit, për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda. Burime nga Ministria e Brendshme pohojnë se pas dorëheqjes së Didit në këtë detyrë është komanduar Haki Çako, i cili do të qendrojë në këtë detyrë deri në emërimin e Drejtorit. Haki Çako mori detyrën e zv/drejtorit të Përgjithshëm pas asaj si Drejtor i Policisë së Gjirokastrës dhe ishte një ndër drejtuesit e aksionit antikanabis në Lazarat. Çako, është lindur në vitin 1967 në Berat, ka një karrierë prej 23 vitesh në Policinë e Shtetit dhe ka arsim policor. 

Gjatë karrierës profesionale ka shërbyer në të gjitha funksionet policore, nga specialist, shef sektori, Shef krimesh, Shef Komisariati dhe Drejtor Policie Qarku. Për rreth 15 vite ka shërbyer në Policinë Kriminale dhe Hetimin e Krimeve. Ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh të suksesshme policore, më i fundit operacioni antidrogë në Lazarat.

SHKARKO APP