Ja kush do të jetë ekipi mjekësor shqiptaro-turk që do të shërbejë në Spitalin Memorial në Fier (Emrat+fotot)

Të enjten, 27 maj, në Fier hapen dyert e spitalit memorial, i cili do tu shërbejë të gjithë qytetarëve të rajonit të jugut duke ofruar trajtime në nivelin universitar.

Objekti fillimisht do të ofrojë shërbimet e urgjencave kirurgjikale, ambulatore dhe të mjeksisë interne, ndërkohë që pas këtij momenti pritet një riorganizim i shërbimit shëndetësor në rang qarku.

Tre ditë para hapjes së spitalit, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe kryeministri Rama na ka njohur me disa prej anëtarëve të skuadrës speciale që do të çelë fazën e parë të shërbimeve të këtij spitali.

Stafi do të ketë një ekip të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk.

Fillimisht spitali do të ofrojë shërbim për urgjencat kirurgjikale, shërbimin ambulator dhe mjeksinë interne, e më pas do të përfshijë edhe shërbimet të tjera.

Më 30 qershor do hapen shërbimt e reja, ORL. Më 30 korrik nis shërbimi i ortopedisë dhe traumës.

Spitali memorial i Fierit është i pari ku do të aplikohet sistemi i autonomisë spitalore, pasi drejtimi i tij do të bëhet nga ekspert turq dhe shqiptarë.

Ai ka një kapacitet prej 150 shtretërish dhe do të ofrojë shërbimet që tashmë qytetarët i marrin vetëm në Tiranë.

Fillimi nga funksionimi i këtij spitali pritet të sjellë një riorganizim të shërbimeve shëndetësore në qarkun e Fierit.

SHKARKO APP