Ja kush është biznesmeni që vrau të dashurën studente në Golem

Një krim i dyfishtë tronditi sot opinionin publik. Një 65­vjeçar në Lushnje i dha fund jetës. Policia gjeti në banesën e tij një letër, çka zbardhte një krim të dyfishtë. Adresa në letër të çonte në Golem, në një apartament ku policia gjeti të pajetë një vajzë të re.

65­vjeçari Sokrat Shani një biznesmen i suksesshëm në fushën e bujqësisë, i divorcuar nga bashkëshortja kishte mbytur me litar të dashurën e tij 29­vjeçare dhe trupin e kishte lënë në një apartament në Golem, shkruan “News24”.

Shani ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të martuar të dy. Ai kishte një sipërmarrje të tijën në fushën e rritjes së fidanëve në bujqësi, ku kishte të punësuar mbi 30 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shani banonte në fshatin Lifaj në Krujtje, atje ku kishte edhe një banesë trekatëshe. 65­vjeçari jetonte vetëm pas ndarjes me bashkëshorten.

Swiss Digital Mobile Reklama

autori-golem

KUSH ESHTE JONIDA CANAKU

Jonida Çanaku është nga fshati Kryekuq i Lushnjes. Vajza ishte studente dhe kishte gënjyer familjen se do të shkonte tek tezja dy ditë më parë. Por realisht ajo kishte shkuar në Golem për të takuar të dashurin e saj 36 vjet më të madh, i cili edhe e ka vrarë. Motivi mbetet ende mister.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?