Ja kush është gruaja që vdiq në Tiranë për të shpëtuar fëmijët

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spitali gruaja 37 vjeçare që u aksidentua sot tek Unaza, pranë Arkivës së Shtetit.

Makina ka përplasur nënën e re bashkë me dy fëmijët e saj. Nga dëshmitarët në vendngjarje është mësuar se gruaja rreth 37 vjeç ka mbrojtur me trup fëmijët, duke i dalë para makinës dhe shpëtuar fëmijët e saj.

Viktima është identifikuar si Dhurata Prifti, ndërsa fëmijët e saj janë në spital por jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka qenë një qitëse me klubin Studenti dhe Tiranën në të kaluarën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët kanë treguar se skena e aksidentit ka qenë e tmerrshme. Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.

Kalimtarët të rastësishëm kanë mbajtur fëmijët derisa ka mbërritur ambulanca. Duhet thënë se ata janë në gjendje të mirë, por nëna e tyre ndërroi jetë rreth një orë pas ngjarjes, në spitalin e Traumës.

Videot më poshtë janë siguruar nga Tv Klan që mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjen. Në pamje shihet edhe momenti i transportit të të gruas në spital. Nuk është identifikuar ende shoferi që kreu askidentin fatal.

Autori i këtij shkeli mbi viktimën dhe u largua duke shtuar shpejtësinë.

Policia thotë se e ka indetifikuar drejtuesin e mjetit tip Benz. Ai quhet Dhimitër Onjela dhe mendohet se është nga Delvina. Të paktën në emër të tij rezulton mjeti me targa AA476 GL, Mercedes Benz ngjyrë gri, model C Class.

Dëshmitarët thonë se nëna shtyu para fëmijët kur pa makinën që lëvizte me shpejtësi ti afrohej. Ata kanë shpëtuar por janë tejet të traumatizuar. Ndërsa nëna e tyre nuk u mbijetoi plagëve, duke vdekur në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?