Ja kush janë 3 shqiptarët e kapur me 6.4 milionë paund drogë (FOTO)
Shqiptari, i cili përplasi makinën me një dyqan për servis kompjuterash gjatë ndjekjes nga policia është dënuar me 25 vjet burg. Bëhet fjalë për Tristen Asllani, 29 vjeç, i cili shkaktoi dhjetëra mijëra paund dëme nga aksidenti i ndodhur më 25 janar.
Oficerët e policisë po mbanin në përgjim Asllanin në momentin që i dorëzoi një valixhe Arbër Beqajt, 24 vjeç. Më vonë u zbulua se në valixhe kishte 12 kg kokainë. Policët më pas panë që Beqaj u largua me drogën me taksi bashkë me Ndriçim Musaj, 24 vjeç. Oficerët ndërhynë duke i arrestuar dhe sekuestruar drogën.
Ndërkohë, Asllani mori një tjetër valixhe nga shtëpia dhe u largua. Kur ai kuptoi se po ndiqej nga policia rriti shpejtësinë e makinës në tentativë për t’u larguar. Por, tentativa ishte e dështuar pasi u përplas me një dyqan në anë të rrugës. Më pas Asllani u kap nga policia pak metra larg vendin të aksidentit në tentativë për t’u fshehur, transmeton Panorama.
Në makinë atij iu gjetën 21 kg kokainë të tjera. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Avenue Road, u gjetën gjithashtu dhe 16.5 kg kanabis si dhe një armë scorpion me silenciator. Në fund të gjyqit për shqiptarët, Asllani u dënua me 25 vite burg (11 vite për drogë dhe 14 për armëmbajtje).
Nga ana tjetër Beqaj u dënua me tetë vite burg ndërsa Musaj me nëntë vite. Policia britanike llogaritet se vlera e drogës së sekuestruar arrin në 6.4 milionë paund.
![]()
![]()
KOHA JONË SONDAZH

