Ja marrëveshja që Rama dhe Basha kanë rënë sot dakord në parim

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë rënë dakord parimisht mbi një draft për zgjidhjen e krizës politike. Gazseta ka siguruar një kopje të këtij drafti për të cilin opozita dhe mazhoranca kanë dhënë dakortësinë e tyre por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. Sipas këtij drafti, opozita kthehet në parlament dhe në komisionet parlamentare ndërsa mazhoranca angazhohet të mos përdorë 84 votat e saj për miratimin e reformave të rëndësishme, por do të kërkojë konsensusin e opozitës.

Gazeta ka mësuar se një pikë për të cilën palët janë ende në diskutime është edhe mënyra e finalizimit të kësaj marrëveshje. Kryeministri Rama ka propozuar që ky draft të miratohet si një rezolutë në Parlament ndërsa kreu i opozitës këmbëngul që ajo të firmoset si një marrëveshje politike. Më poshtë vjen i plotë draft-marrëveshja për të cilën palët kanë rënë dakord parimisht. 

Bazat për marrëveshjen politike mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri.

• Opozita rikthehet në parlament dhe rivendos plotësisht punën e saj parlamentare, duke frenuar bojkotin e parlamentit dhe komisioneve të saj; ndërsa shumica në pushtet nuk do të përdorë (3/5) shumicën e saj të anashkalojë opozitën, por do të kërkojnë konsensusin e opozitës për reforma të rëndësishme kurdo të jetë e mundur;

• Të gjitha partitë do të kontribuojnë në dialogun politik, që i bën vend në radhë të parë e parlamentit dhe në respekt të Kushtetutës dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca dhe opozita do të angazhohen në rishikimin e rregullave në lidhje me funksionimin efikas të të komisioneve hetimore parlamentare, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare;

• Opozita dhe shumica në pushtet të angazhohen për të punuar së bashku në mënyrë konsensuale me ndihmën nga BE për çështjen e individëve me rekorde kriminale ose mbajtja apo kërkesa për t'u zgjedhur apo emëruar në një poste publike të bazohet në standardet dhe ndihmën e komisionit të Venecias evropiane;

• Përfaqësuesit e grupeve të mëdha politike në Parlamentit Evropian S&D dhe PPE do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike.

SHKARKO APP