Ja një prej grabitësve që u vranë dje në Selitë, u qëlluan nga i zoti i shtëpisë

Kjo është fotoja e 26-vjeçarit, Ervin Shaba, njërit prej dy grabitësve që u qëlluan për vdekje dje nga i zoti i shtëpisë ku kishin hyrë për të vjedhur.

Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e 17 dhjetorit 2014 pranë nënstacionit të Selitës në kryeqytet, ndërsa rreth orës 08: 45 minuta vrasja është raportuar në komisariatin nr 2.

Bashkë me Shabën viktimë mbeti dhe 22-vjeçari Ardian Luli.

Të dy grabitësit u vranë nga Flamur Ymeri, i cili sapo ka pikasur hyrjen në banesën e tij të dy personave të armatosur dhe të maskuar dhe në kushtet e vetëmbrojtjes i ka qëlluar të rinjtë duke i lënë të vdekur në vend.

Policia sekuestroi në vendngjarje një automatik të tipit skorpsions dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës arma ka qënë e dy grabitësve.

Të dy personat e vdekur u gjetën të maskuar dhe të armatosur në dhoma të ndryshme të vilës 2 katëshë.

Në dëshminë e tij, dhënë në ambjentet e Komisariatit nr 2, Flamur Ymeri ka deklaruar se dy grabitësit kanë hyrë në banesë të armatosur, e pasi kanë kërcënuar të zonjën e shtëpisë, kanë filluar të kërkojnë për sendë më vlerë.

Dëshmia e Ymerit përkon, sipas Policisë, me kqyrjen që ajo i bëri vendit të ngjarjes. Në polici është shoqëruar edhe bashkëshortja e Ymerit.

SHKARKO APP