Ja pasaporta fallse e Arben Frrokut

Zbulohet pasaporta false që përdorte i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku në Hollandë.

Boldnews ka siguruar një foto ekskluzive të pasaportës greke e cila mban emrin e shtetasit shqiptar Renato Tsepa, i datëlindjen 15 nëntor 1967.

Kjo pasaportë është paraqitur nga i dënuari Arben Frroku sapo ai ka hyrë në territorin e Hollandës. Por zyra e emigracionit ka dyshuar se dokumenti i identifikimit është i falsifikuar dhe për këtë arsye ka kryer shoqërimin e të dyshuarit që prej datës 6 mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i të shumëkërkuarit Arben Frroku në Holandë, i dënuar përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj është shoqëruar me pikëpyetje të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, nga foto në këtë pasaportë bie edhe hipoteza që kishin ngritur disa media, se Frroku kishte bërë operacion plastik për t’u maskuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?