Ja pse gjykata e la të lirë Arben Frrokun, vëllain e deputetit Frroku

 

Kush janë pikat kryesore që e nxjerrin pas 13 muajsh Arben Frrokun të pafajshem për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj?Media pa ka lexuar edhe nëherë me kujdes të gjitha argumentat e trupit gjykues të përbërë nga Dritan Hallunaj Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj, Liliana Baku. Sipas tyre pesë janë argumentat sepse kërkesa e prokurorisë për burgim të përjetshëm nuk ekziston. Ne po i rendisim edhe njëherë ato për të hedhur më shumë dritë mbi debatin nëse kemi një prokurori të paaftë apo thjeshtë gjykatës të korruptuar…

 

1)Kamerat e sigurisë që hedhin poshtë rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur

 Dy kamera sigurie të bizneseve prane rruges Dervish Hima filmuan ate që ndodhi mbremjen e 24 shkurtit, kur Dritan Lamaj mbeti i vrare nga nje breshëri plumbash. Ne arsyetimin e trupit gjykues, keto pamje ishin përcaktuese per të rrezuar deklaratat e deshmitarit të mbrojtur, në prokurori. Cifti i deshmitareve me emrat e rreme, Arben dhe Luiza Ndoka kaluan prane vendit të ngjarjes 4 minuta pasi kishte ndodhur vrasja tha gjyqtari.Madje sipas gjykates, kur deshmitaret kaluan prane vendit të ngjarjes, trupi i Dritan Lamajt tashme ishte larguar nga makina ku e kishin qëlluar autoret.

2) Çifti i dëshmitarëve rrëfyen variante të ndryshme

Një pikë tjetër në arsyetimin e gjykates kanë qene deklaratat kontradiktore të ciftit të deshmitareve. Prokuroria ka pasur një burrë dhe një grua që pretendonin se e kanë parë ngjarjen dhe kanë dëshmuar në gjykatë me identitete të rreme. Në vendim trupi gjykues ka bere dallimin e asaj që kishte ndodhur naten e vrasjes. Deshmitari me emrin e rremë, Arben Ndoka kishte thene se ne shtepine e tij kishte thirrur drejtuesit e policise, Tonin Vocaj dhe Agron Kulicaj. Rreth gjysem ore pas ngjarjes, ai u kishte rrëfyer atyre targen e makines se autoreve dhe emrin e Arben Frrokut, që sipas tij ishte maskuar me nje kapuc, por në nje moment e kishte ngritur duke zbuluar fytyren, per të pare më mire. Sipas dëshmise së bashkeshortes se tij, deshmitares tjeter, që ne dosje shenohet me emrin Luiza Ndoka, bashkëshorti i saj kishte dale ate natë për tu kthyer shumë vonë. Ne shtepinë e tyre nuk ishte biseduar për vrasjen dhe nuk kishte ardhur asnjë zyrtar i lartë i policisë.

3) Variantet e ndryshme të dëshmitarit

Sipas gjyqtarit Dritan Halluni ajo që e ben akoma me të dyshimte deshmitarin është dëshmia e Tonin Vocaj, nje ish drejtues i larte i policisë. Sipas Vocajt, deshmitari ishte takuar me të ne shtepinë e një personi të quajtur Ylli Mema. Aty ai kishte thënë se e kishte parë atentatin, por kishte treguar vetem targen e makines, pa dhënë asnjë emër. Të nesermen para analizes së policisë, deshmitari ishte takuar me zv/drejtorin e përgjithshem të policise, Agron Kulicaj, të cilit i kishte rrefyer emrin e Arben Frrokut.  Deklaratat kontradiktore në dosjen e prokurorisë, sipas gjyqtarit rrëzojnë edhe dëshminë kryesore të ceshtjes dhe proven kryesore të akuzës.

4)Enigma e telefonave

Pervec kësaj, hetuesit kane verifikuar edhe levizjet e dy numrave të telefonit të Arben Frrokut, që mbremjen e 24 shkurtit 2013 ishin larg vendit të ngjarjes, një fakt që favorizon të pandehurin. Por prokuroret pretendojne se dy celularet e Arben Frrokut ishin ne makinen e nipit të tij, Jak Jakut i cili ishte nisur me heret drejt Greqisë. Prokuroret thone se Arben Frroku pasi beri vrasjen, me nje makine tjeter arriti nipin e tij dhe udhetoi se bashku me të ne makine, per të humbur gjurmet. Por gjyqtari vuri ne dukje gjate arsyetimit të tij, se prokuroria nuk arriti dot ta provoje kete version të saj.

5) Prova e Rrugës Tiranë Kapshticë

Pika e fundit e arsyetimit të vendimit që u dha per pafajesine e Arben Frrokut ka të beje me eksperimentin e vene ne zbatim nga prokuroria. Prokuroret udhetuan me nje mjet per të vertetetuar versionin e tyre të ngjarjes dhe nga koha e llogaritur u duk se kishin të drejte. Por gjyqtari ve ne dukje se në shkurt të vitit 2013 nuk ishte hapur ende tuneli i Krrabes dhe prokuroret kanë udhetuar në kushte të tjera ne të njejten rrugë, ku dy vjet me parë ka pasur me shumë mjete dhe qarkullimi ka qene me i veshtirë. Duke renditur këto 5 pika, në emër të trupit gjykues, Gjyqtarët Dritan Hallunaj dhe Klodian Kurushi, Fran Prendi, Ardit Mustafaj, Liliana Baku i dha pafajesine të pandehurit Arben Frroku në procesin që zgjati 13 muaj.

Ka edhe nje pike porse nuk eshte argument juridik; kishte marreveshje politike nga mazhoranca per ta liruar ne kembim te deshmise se Mark Frrokut,. te vellait?!

SHKARKO APP