Policia njofton: Ja rrugët që bllokohen të hënën nga protesta e opozitës

Në një kohë kur nesër në orën 09:30 është protesta e opozitës, (PD-LSI) policia shpërndau njoftimin për rrugët që do të bllokohen.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëjnë me dije se do të bllokohen disa rrugë, duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme, për të vijuar deri në mbarim të protestës nesër.

Dy partitë politike, PD dhe LSI do të nisin nesër protestën e tyre në orën 09:30, pasi kundërshtojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, vetëm me votat e shumicës.

Sipas burimeve nga PD dhe LSI mendohet se numri i protestuesve ditën e hënë do jetë mbi 100 mijë veta. Nga policia tregojnë se mbi 3500 forca policie janë në përforcim të policisë se rendit.

Shqetsimi për policinë është se nga sherret në Kuvend kur PS-ja do tentojë të votojë kryeprokurorin që ajo do, mundet që deputetë të opozitës, ti bëjnë thirrje popullit të futet në parlament.

Rrugët që do të bllokohen:

  • Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha”

Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017.

Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.

Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen :

  • Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit”
  • Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”.
  • Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.
  • Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë.

Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin!

SHKARKO APP