Ja sa do paguhet për ta parkuar makinën në 71 rrugë të Tiranës

 

Bashkia e Tiranës ka hartuar një projekt-vendim, ku parkimi në rrugët kryeqytetit dhe në sheshe do të jetë me pagesë.

Kështu, në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë/ora.

Kurse parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Bashkia e Tiranës ka parashikuar gjithashtu që rreth 60% e parkimit të jetë me pagesë, ndërsa 40% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët autoktonë, invalidët dhe pjesa tjetër e qytetarëve.

Në projektvendim thuhet se parkimi të jetë me pagesë, si në rrugë por dhe në sheshe që do krijohen nga bashkia, si rasti i Sheshit “Italia”. Ai do të jetë duke filluar nga dita e hënë në të premten, ndërsa në rastet kur do të ketë aktivitete sociale apo ekonomike, me pagesë do të jetë edhe fundjava.

Bashkia do të kufizojë edhe qëndrimin në disa rrugë, ku nuk do të lejohet qëndrimi më shumë se dy ore ose më shumë se 4 orë.

Në total, do të jenë 71 rrugë në Tiranë që qytetarët do të duhet të paguajnë për të parkuar makinën. 

SHKARKO APP