Ja sa rritet mosha e pensionit dhe vitet e kontributeve

Nga data 1 janar 2020 ndryshon mosha e pensionit si dhe vitet e punës, gjatë të cilave është paguar kontribut sigurimesh shoqërore, që duhen për të përfituar të plotë pensionin e pleqërisë. Si burrat edhe gratë preken nga ndryshimi i kërkesës për vitet e punës, ndërkohë që jo të gjithë preken nga rritja e moshës që kërkohet për pension. Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por duke filluar nga data 1 janar 2020 mosha e daljes në pension rritet me dy muaj. Kjo do të thotë se gratë nga data 1 janar do të dalin në pension në moshën 61 vjeç, duke u afruar gjithnjë e më shumë me moshën kur dalin edhe burrat në pension pleqërie.

Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon deri në vitin 2032, pasi vetëm pas këtij viti fillon dhe rritet mosha e daljes në pension për ta. Sipas ligjit, skema e pensioneve parashikon që, si burrat, ashtu edhe grate, të paguajnë më shumë contribute, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë të pleqërisë. Nga 1 janari i 2020-s, gratë duhet të kenë të dëshmuara 37 vite të plota punë të deklaruar, në mënyrë që të përfitojnë pensionin e plotë. Po kaq vite pune kërkohen edhe për burrat.

Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë. Kjo ka vlerë, si për burrat, ashtu edhe për gratë. Mosha e përfitimit të pensionit të pleqërisë do të rritet në 61 vjeç e 2 muaj në vitin 2021 dhe 61 vjeç e 4 muaj në vitin 2022 për gratë, ndërsa për burrat do të mbetet njësoj: 65 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pensioni i pleqërisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar në moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Pension para kohe

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe ai mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Në qoftë se një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 muaj që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar.

Kontributet

Skema e pensioneve përcakton se çdo vit rritet me 4 muaj kontributet që duhen paguar për të përfituar pensionin. Pra në 2021-shin do të duhen, jo 37 vite, por 37 vite e 4 muaj punë për të marrë pension të plotë

Gratë

Që prej vitit 2016 mosha e pensionit për gratë ka ardhur duke u rritur me çdo dy muaj në çdo vit. Sot gratë dalin në pension në moshën 60 vjeç e 10 muaj, por nga 1 janari 2020 mosha rritet me dy muaj të tjerë.

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI PER BURRAT

MOSHA DHE PERIUDHA E SIGURIMIT QË KËRKOHET NË VITE PËR SECILËN KATEGORI PER GRATE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?