Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:18 Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjen në krye të SHISH, të Esmeralda Hasanit. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ja se ç’shkruante Dritero Agolli në Gazetën KOHA JONE me 13 mars 1992: Ja pse dështoi Lidhja e Shkrimtarëve!

35 vite KOHA JONË E hënë, 21 Shtator 2020 21:20
Ja se ç’shkruante Dritero Agolli në Gazetën KOHA JONE me 13 mars 1992: Ja pse dështoi Lidhja e Shkrimtarëve!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

13 mars 1992 (KOHA JONE)

Dritero Agolli: Kuvendi kombëtar i krijuesve dështoi, përse?

Që kur u zgjodh ai komision organizativ në mbledhjen e zgjeruar të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në dhjetor të vitit të kaluar, u duk qartë se ky Kuvend do të dështonte. Dy tre anëtarët më aktivë për punë të pastra dhe të këqija me zotin Gjergj Zheji në krye ishin për shkatërrimin e Lidhjes. Ky zotni që në dhjetor u shpreh haptazi se Lidhja duhet shpërndarë, se duhet bërë një kuvend për shkatërrimin e saj. Dhe për atë nuk ka rëndësi Lidhja, pasi është një shkrimtar anonim, pa asnjë vlerë, një ish-libretist pranë Teatrit të Operës dhe Baletit, një vjedhës i rëndomtë librash. (Një libret që ia ka vjedhur Ruzhdi Qatipit dhe tjetrin Kolë Gjakovës, të cilët donin ta hidhnin në gjyq prej kohësh, por e lanë. U ankuan në Opera, në Lidhjen e Shkrimtarëve, por mua më dukej si e pabesueshme: Dhe ky ishte gabimi im, që nuk mbrojta të drejtën e autorëve). Pra, i gjithë ky komision, duke përjashtuar ndonjërin dhe zotin Preç Zogaj, i cili nuk u angazhua me të, ishte një grup njerëzish pa vlera dhe pa asnjë autoritet në fushën e letërsisë, një grup që i kishte vënë vetes për detyrë të shajë e të hedhë baltë vetëm mbi figurën e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Me një fjalë për të organizuar jo një kuvend shkrimtarësh, por një miting denoncuesish dhe shpifësish ndaj kryetarit dhe kryesisë. Prandaj në të ashtuquajturin kuvend shkrimtarësh të 3 marsit, gjëmuan boritë dhe daullet e Gjergj Zhejit, të vjedhura si libretet nga Teatri i Operës dhe Baletit, rrahën teneqetë e Valter Files të marra nga rekuizita e Kinostudios që trumbetonin për gjak, dhe u dëgjuan psherëtimat e vuajtjeve të mëdha të ndonjë amazonke të poezisë, vuajtje dhe mjerime nga profesioni i lirë që gëzon që në moshën 27-vjeçare! Por njerëzit me mend si Pëllumb Kulla, Preç Zogaj, Teodor Laço, Edi Rama, Tahsim Aliaj, Fatbardha Shkupi e ndonjë tjetër ndërhynë me vend dhe folën si shkrimtarë dhe artistë, që u dhimbset arti dhe që preokupohen me realizëm për perspektivën. Në pseudokuvendin nuk u pa Lidhja si fenomen, si një ingranazh në gjithë mekanizmin kolosale të diktaturës për të kontrolluar dhe për të komanduar krijuesit, nuk u pa edhe si ndihmëse e këtij mekanizmi,  por në të njëjtën kohë edhe si pjesa më liberale e më kundërshtuese e regjimit. Lidhja në këtë Kuvend u pa si fenomeni Dritëro, si objekt për të shfryrë inatet e mëritë, smirat dhe zilitë provinciale të dështakëve dhe të impotentëve, që në vezë të krijimtarisë së tyre. Kuvendi dështoi plotësisht, pasi grupi organizativ është pa autoritet, është pa intelektualë të lartë krijues, është grumbull anonimësh që nuk i njeh as rrëza e lumit Lanë. Duke qenë një grup anonimësh, ky komision nuk ka sensin e perspektivës, sensin e qëllimit të ekzistencës së Lidhjes në kohën kur janë krijuar 10 lidhje e shoqata të tjera shkrimtarësh dhe artistësh. Ç’anëtarë do të ketë kjo Lidhje, kur ata kanë ikur nëpër 10 lidhjet e shoqatat e tjera.

Mund t'ju interesojë

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 22 minutash
Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 1 ore
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 1 ore

Lidhjen sot mund ta quajmë “Lidhja e Anëtarëve të Komisionit Organizativ” pasi vetëm ky komision ka mbetur në Lidhje, duke aktivizuar edhe një, dy a tre pensionistë të tjerë, përveç dy a tre që janë në komision. Gazeta “Drita” në lajmin e botuar më 8 mars, mbledhjen dështake e quan “Kuvend Konsultativ”. Atributi “konsultativ” është një mballomë e qepur më vonë, pas dështimit. Në ftesë, me pompozitet, quhej “Kuvendi Kombëtar i Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Bile kjo ftesë kishte dhe vlerën e mandatit për votime. Dështimi u emërua dalëngadalë, “konsultim” për t’u dhënë pjesëmarrësve nga një karamele dhe për të zgjatur pakëz jetën e këtij komisioni të plakur me meritë dhe inatet pleqërishte e me impotencën krijuese./Dritëro Agolli/

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 6 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 12 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 16 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 21 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.