Ja se si do ta fshinin Shqipërinë nga harta e Europës 101 vite më parë

Nga Albert Vataj/Kjo është harta e Shqipërisë e publikuar nga Biblioteka e Kongresit Amerikan, harta famëkeqe e Traktatit të fshehtë të Londrës, e cili kishte hartuar planin për të zhdukur shtetin shqiptar nga harta e Evropës.

Por si do të shkatërrohej Shqipëria sot 101 vite më parë më 26 prill 1915, sipas Traktat të fshehtë midis Fuqive të Antantës (Francës, Anglisë, Rusisë) dhe Italisë?

Pjesa veriore e Shqipërise që përfshinë Malësinë në veri, në lindje Dibrën, deri në qytetin e Lezhës në perendim, dhe në jug deri të qyteti i Krujës, ky territor do t’i ipet Serbisë dhe Malit të Zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj Serbisë i jepet e drejta të projektoj dhe ndërtoj linjën hekurodhore Danum-Adriatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Traktati parashihte formimin e një Shteti Islamik Shqiptar, me një territor shumë të vogël i mbikqyrur nga Italia. Italia do të marrë territorin jug-perendimor që përfshin Vlorën, dhe i ishullin e Sazanit.

Greqia do të marrë pjesën jugore të Shqipërisë. Ky ishte një traktat gjenocidial kundër popullit me të vjetër në Evropë, i cili po të zbatohej do të kishte shuar përgjithmon egzistencën e popullit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?