Ja si do festohet Dita e Verës, Tirana e feston me lule, panaire, muzikë, sporte e akrobaci

 

Bashkia e Tiranës  dhe qeveria kanë planifikuar një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Verës, në sheshin “Nënë Tereza” dhe te diga e Liqenit Artificial, duke nisur nga ora 10.00.

Aktivitetet për Ditën e Verës do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00- 14:00 si më poshtë:

Nga ana  e saj Policia e Shtetit për të siguruar mbarëvajtjen  do bllokojë rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet:

Nga ora 07:00 -17:00 bllokohet lëvizja nga sheshin  Skënderbej- sheshi Nënë Tereza

Nga ora 12:00 – 24:00 bllokohet lëvizja në rrugën Pjeter Bogdani

Bllokim lëvizjeje në rrugën Myslym Shyri deri në bulevard

Aktivitetet e organizuara nga ministria

10:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria

Banda Frymore e Ushtrisë

10:00 – 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria

Ansambli i Këngëve dhe Valleve

10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë

Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj

10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve

Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”

10:00 -12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë.

“Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme .

Cirku i Tiranës.

11:00- 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA)

Teatri Kombëtar i Kukullave

10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit)

Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere

11:00 -12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.

10:00 -12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Simultane shahu.

10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

– 10:00-12:00 Muzikë me DJ

– 12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë

– 13:00 – 14:00 Emiliana Torrini

10:00 – 12:00 – Lulishtja “Vëllezërit Frashëri”

Basketboll për fëmijë dhe të rinj

10:00-14:00 – Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit).

Panairi i Artizanatit Tiranë . Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale,të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.

16:00 – Qëndra Rinore Tiranë

Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor

Aktivitetet e organizuara nga bashkia

Tapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve.

Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin  “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.

Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street- artistë etj.

Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.

Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.

Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë.

Aktiviteti “Show Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub – Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. Aeroclub-Albania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme.

 

SHKARKO APP