Ja si e komentojnë gjirokastritët skandalin e gjyqtarit: Turp i madh (VIDEO)

Qytetarët e Gjirokastrës e kanë kosnideruar një turp të madh dhe skandal regjistrimin audio të kryetarit të Gjykatës, Guximtar Boçi teksa i kërkonte një gruaje favore seksuale në këmbim të drejtësisë.

Qytetari: Është poshtërsia më e madhe jo vetëm tek ai, por edhe tek një i rrugës nuk mund të bëhet ajo. Ai duhet të gjykohet tek ai çerçizi lart.

Qytetari: Të gjykohet, të zhduket.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë shprehur të gjithë zëmëratën e tyre për këtë skandal të madh që përfshiu kryetarin e Gjykatës Gjirokastër, duke deklaruar se qytetarët bien pre e ngacmimeve të turpshme. Të shqetësuar thonë se raste të tilla duhet të denoncohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetari: Atyre që i ndodhin ti denoncojnë dhe secili të mbledhi mendjen., Detyra e qytetarit është që ti denoncojnë këto raste. Nuk kanë pse ti fshehin.

Guximtar Boçi prej tre vitesh ishte në krye të Gjykatës së Gjirokastër, ndërsa prej më shumë se 20 vitesh ka ushtruar profesionin e gjyqtarit.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ojk3kKgMDn4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?