Ja si i forti me X6 goditi makinën e policisë (VIDEO)

Bektash Muka, 24 vjeçari drejtues i makinës BMW X6 që nuk iu bind urdhërit të Policisë për të ndaluar disa ditë më parë në kryeqytet, nuk është hera e parë që bën të njëtjin veprim.

Ai edhe në muajin shkurt të këtij viti ka thyer postbllokun e policisë dhe ka goditur më pas makinën e tyre, shkruan “Panorama”. “I arrestuari me date 25.09.2016 per armembajtje pa leje dhe thyerje te postobllokut te Policise, ben te njejtin veprim edhe ne muajn Shkurt 2016 duke goditur makinen e Policise”, njofton policia duke publikuar edhe videon e re. Makina luksoze e tij përfundoi në murin rrethues të një banese te “Komuna e Parisit” në kryeqytet dy ditë më parë. Gjatë kontrollit në makinën e Mukës, Policia ka gjetur një pistoletë dhe kjo mund të jetë arsyeja që 24­vjeçari nuk i është bindur urdhërit të “Shqiponja­ve”, për t’u ndaluar.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=80Fro767zao&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?