FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja si kryhet procesi i testit të shpejtë për Covid-19 në Tiranë (FOTO)

Prej disa ditësh në Shqipëri ka nisur aplikimi i testeve të shpejta që zbulon në pak minuta nëse je i prekur nga Covid-19. Por si bëhet test i shpejtë?

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka shpjeguar më parë se testi bëhet kur i sëmuri ka një ngarkesë virale të lartë. Pra në 5 ditët e para të infektimit. “Nëse kemi një person që do duhet të testohet përtej 5 ditëve të para do bëhet testimi me PCR” tha ajo.

Po ashtu, Bino theksoi se ky është një test shumë specifik dhe nuk ka nevojë të përsëritjes së tij për të konfirmuar rezultatin. “Nëse është pozitiv është vërtet pozitiv. Për 30 minuta merret përgjigja. Lehtëson hetim epidemiologjik në kohë reale” tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

LSA ka sjellë edhe disa foto gjatë bërjes së këtij testi. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni galerinë e mëposhtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?