Ja si kultivohej droga me llampa elektrike (VIDEO)

Operacioni antidrogë i koduar “Aspiratori” zbuloi një tjetër magazinë të kultivimit të kanabisit në Gjirokastër.

Policia njofton se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në zonën “Industriale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë që ishte marrë me qira nga dy shtetas për pikë shumice për dru zjarri, kultivohej bimë narkotike me anë të llambave elektrike

Sipas policise, në kërkim u shpallën dy vëllezërit, T. V, 38 vjeç dhe H.V, 47 vjeç.

Ato akuzohen se ne zonën “Industriale ” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë të cilën e kishin marrë me qira u konstatuan 6 dhoma ne katin e parë të magazinës të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llampave elektrike.

Në këto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale paisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, paisje ventilimi, 100 llampa si dhe paisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.

Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE­-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Përdorim të paligjshëm të teknologjisë së lartë” dhe “Prodhim dhe shitje a narkotikëve” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”./ Panorama.al

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=i3Yd7oJLYn8″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP