Ja si ndodhi plagosja në Shëngjin, arrestohet autori
Zbardhet ngjarja e ndodhur me datë sot në Shëngjin, në orën 14:30, ku mbetën të plagosur 2 shtetas. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, Gertjan Malshi. Sekuestrohen 1 armë gjahu “Shotgan” , 19 fishekë dhe mjete të forta të përdorura në konflikt.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Me datë 17.06.2016, nga Sektori i Krimeve të Rënda, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Gertjan Malshi, 38 vjeç ,banues në Pllanë.
Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale « Vrasje në rrethana të tjera cilësuese » mbetur në tentative, parashikuar nga neni 79/dh-22 të Kodit Penal.
Me datë 17.06.2016 rreth orës 14 :30 , është njoftuar se në vendin e quajtur “Rruga e Kunës” në Qytetin e Shëngjinit, ka ndodhur një plagosje me armë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që falë ndërhyrjes së shpejtë kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situates deri në vrasje , duke kapur dhe shoqëruar palët në konflikt si dhe sekuestruar armën dhe mjetet e përdorura.
Nga veprimet hetimore është konstatuar se shtetasi Gertjan Malshi, pas një konflikti me shtetasin G.A. 52 vjeç, shtetasen M.A. 49 vjeçe , dhe shtetasin K.A. 18 vjeç , banuesë të gjithë në Mal- Shëngjin ( pjesëtarë të një familje) ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre.
Për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja M.A. cila pas dhënies ndihmës së parë mjekësore është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Tramues në Tiranë.
Po kështu të plagosur në konflikt e sipër me mjete të forta kanë mbetur shtetasi G.A., shtetasi K.A. si dhe autori i dyshuar Gertjan Malshi të cilët pas ndihmës mjekësore në spitalin e Lezhës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kqyerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provës materiale :
– Një armë gjahu e tipit “Shotgan”
– Automjeti në pronësi të shtetasit Gertjan Malshi
– 19 fishekë arme gjahu
– sende të forta të përdorura në konflikt
Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se palët janë konfliktuar për motive të dobëta. Gjithashtu do të referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë edhe në ngarkim të shtetasit G. A. për kryerjen e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

