Ja si të informohemi për të marrë shërbimet në QSUT

Në kuadër të fushatës informuese për publikun, sektori i informacionit pranë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka publikuar të gjitha mënyrat sesi qytetarët mund të marrin shërbimet në këtë institucion.

QSUT informon se prej muajit qershor 2016, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, rezervimet e vizitave nga ana e pacientëve, për shërbimin e konsultave ambulatore të sëmundjeve të brendshme, kirurgjikale dhe onkologjike kryhen nëpërmjet:

Linjës së gjelbër falas (nga numrat fiks): 0800 28 28 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);

Nëpërmjet numrit të dedikuar të vendosur pranë shërbimit Onkologjik (nga numrat celularë):    + 355 42 34 92 52 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);

Nëpërmjet platformës elektronike në adresën: www.qsut.gov.al, në rubrikën “Rezervo konsultën ambulatore”;

Rezervimit direkt pranë Zyrës së Informacionit në Spitalit Onkologjik, një strukturë e dedikuar për këtë qëllim;

QSUT bën me dije se “që prej ditës së parë të vënies në funksionim të këtij sistemi (qershor 2016), vetëm për Spitalin Onkologjik, nëpërmjet tij janë kryer dhe janë në vijim, 405 rezervime konsultash për gjinekologjinë onkologjike, 712 rezervime konsultash për kirurgjinë onkologjike, 829 rezervime eko për ekzaminime tumorale dhe 84 rezervime për analiza të markuesve tumoralë. Informojmë se të gjitha rezervimet e sipërpërmendura janë kryer nga vetë qytetarët, përmes numrave të telefonit apo platformës elektronike”.

Shërbimi Onkologjik pranë QSUT ofron shërbime të konsultave apo trajtime për rreth 210 pacientë çdo ditë. Në lidhje me ekzaminimet shtesë që i nevojiten pacientëve, janë mjekët specialistë të shërbimeve në QSUT (në rastin konkret shërbimit Onkologjik), që përcaktojnë zbatimin e protokollit mjekësor, duke u bazuar në gjendjen klinike të pacientit. Që do të thotë se në rastet kur mjeku e konsideron situatën urgjente, ai vendos shënimin “URGJENT” dhe ekzaminimet e mëtejshme, qofshin këto vizita, eko apo edhe shtrime, kryhen edhe brenda të njëjtës ditës, por gjithmonë mbi bazën e rekomandimit të mjekut. Në rast se qytetarët kanë nevojë për kryerjen e më shumë se 1 ekzaminimi, sistemi u lejon edhe kryerjen e rezervimeve paralele (psh edhe konsulte, edhe eko) brenda të njëjtës ditë.

 

Si të informoheni për shërbimet në QSUT:

1-Linjës së gjelbër falas (nga numrat fiks): 0800 28 28 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);

2-Nëpërmjet numrit të dedikuar të vendosur pranë shërbimit Onkologjik (nga numrat celularë):    + 355 42 34 92 52 (nga e hëna në të premte, në orarin 08-16.00);

3-Nëpërmjet platformës elektronike në adresën: www.qsut.gov.al, në rubrikën “Rezervo konsultën ambulatore”

4.Rezervimit direkt pranë Zyrës së Informacionit në Spitalit Onkologjik, një strukturë e dedikuar për këtë qëllim.

SHKARKO APP