Ja si u ekzekutua kryekomisari Dritan Lamaj (Video)

 

Pak ditë pas lirimit nga burgu të Arben Frrokut, i akuzuar si autor i vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj, bëhen publike pamjet e ekzekutimit të tij. Këto pamje janë transmetuar në emisionin “Xhungël”. Ato ato janë të siguruara nga kamera e një biznesi pranë vendit ku ndodhi vrasja e Lamajt.

Në pamje është fiksuar momenti kur automjeti i kryekomisarit është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person që qëndron në sediljen e pasme të pasagjerit, në një autoveturë tip BMW. Vetura e autorëve shfaqet duke ndjekur nga pas lëvizjen e veturës së kryekomisarit, deri në çastin kur hapet zjarr në drejtim të viktimës.

Më pas, ndërsa autorët largohen me shpejtësi nga vendi i krimit, kryekomisari Lamaj, edhe pse ka marrë 12 plumba në trup, mundohet të largohet nga vetura e tij në drejtim të një lokali që ndodhet aty pranë. Lamaj ka qëndruar disa minuta i shtrirë, pa iu dhënë ndihmë deri në momentin kur disa kalimtarë të rastit e kanë nisur ende në gjendje jete drejt spitalit.

 

SHKARKO APP