Ja si u grabit banka në Tiranë, FOTO dhe VIDEO

Publikohet momenti i grabitjes së bankës së nivelit të dytë “Union Bank” tek Stacioni i Trenit, në bulevardin “Zogu i I” mesditën e 13 shkurtit 2015

Në video duket momenti kur grabitësit marrin thasët me para.

Policia deklaroi sot se janë grabitur 4 thasë me para si dhe ka ndaluar 6 punonjës të eskortës shoqëruse. Akuzohen për shpërdorim detyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tre personat e maskuar e nën kërcënimin e armëve, duke qëlluar në ajër, i kanë çarmatosur dhe kanë vjedhur bankën “Union Bank”, duke marrë shumën e parave në 4 thasë dhe janë larguar me mjetin tip “Land Rover”, me targë AA 105 IV, pronë e kompanisë së Sh.R.S.F, “Euro Gjici”. Personat e maskuar dhe të armatosur kanë braktisur automjetin në rrugën “Sulejman Vathi” dhe janë larguar me një automjet tjetër.” thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të parë videon klikoni KETU

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?