Ja si u shpreh Rama për disa nga gazetarët kryesorë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë dhe batutat për të komentuar disa nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, gjatë një interviste për “Koha Jonë” me Nikoll Lesin.

I pyetur për figura të ndryshme të medias, Rama dha përgjigje të shkurtra, por me nota therëse. Për Blendi Fevziun përdori termin “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipin e cilësoi “muhabetqar”. Për Mero Bazen tha një fjalë: “sqepar”.

Kur u ndal te Grida Duma dhe Erla Mëhilli, Rama u shpreh se “janë dy gjëra të ndryshme”, ndërsa shtoi me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Arjan Çanin, kryeministri përdori epitetin “thashethemeqar”, ndërsa për Andi Bushatin fillimisht shprehu vlerësim për gazetarinë e tij, përpara se të ironizonte: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Frrok Çupi dhe Baton Haxhiu morën nga një përkufizim të shkurtër: “Mirditor” dhe “Kosovar”.

Një nga deklaratat më thumbuese ishte ajo për Çim Pekën duke përdorur ironinë dhe shpotitë ndaj tij, që u kundërshtua fort nga drejtuesi i emisionit te KOHA JONE-DEBAT.

Intervista për Nikoll Lesin

Nikoll Lesi: Zoti Rama, më portretizo në pak sekonda këto emra të medias. Blendi Feziu?

Kryeministri Edi Rama: Udhëtar

Nikoll Lesi: Ylli Rakipi?

Kryeministri Edi Rama: Muhabetqar

Nikoll Lesi: Mero Baze?

Kryeministri Edi Rama: Sqepar

Nikoll Lesi: Grida Duma. Po të bashkangjis me Erla Mhillin që t’i kesh dy femrat bashkë.

Kryeministri Edi Rama: Janë dy gjëra të ndryshme.

Nikoll Lesi: Që do të thotë?

Kryeministri Edi Rama: Erlën e kam kushërirë.

Nikoll Lesi: Nga të doli kushërirë mo?

Kryeministri Edi Rama: Po, të largët, por pyete.

Nikoll Lesi: Po ashtu dalim edhe ne kushëri si katolikë që jemi!

Kryeministri Edi Rama: Jo jo, ty të kam kushëri të afërt. Atë e kam kushëri të largët.

Nikoll Lesi: Po Arian Çani

Kryeministri Edi Rama: Thashethemeqar.

Nikoll Lesi: Andi Bushati. Kujdes, se përgjigjet egër Bushati. Mendohu mirë në përgjigje. Se është i pamëshirshëm Bushati dhe është ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ‘’Koha jonë.’’

Kryeministri Edi Rama: Po po, atë nuk e diskutoj fare. Po jo, mo nuk e diskutoj fare që po është e vërtetë dhe ta thashë. Ai, shiko, ai ishte i vogël edhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim. Regjim s’ka edhe zvogëlohet përditë. Ça t’i bëjmë atij?

Nikoll Lesi: Frrok Çupi

Kryeministri Edi Rama: Frrok Çupi? Mirditor.

Nikoll Lesi: Anila Basha

Kryeministri Edi Rama: Anila Basha, jo për Anilën nuk dua të bëj humor sepse kam shumë respekt për faktin… Ka qenë gazetare e “Koha jonë ‘’, po kam respekt për faktin që është një person luftarak edhe bën çmos që të mbijetojë në një xhungël që nuk është e lehtë edhe si grua, e respektoj. Kështu që maksimumin që mund të them për për Anila Bashën, është anëtare e kryesisë së Federatës së Futbollit.

Nikoll Lesi: Baton Haxhiu

Kryeministri Edi Rama: Kosovar

Nikoll Lesi: Dhe Çim Peka.

Kryeministri Edi Rama: Ku punon ky?

Nikoll Lesi: Ky punon që të vjen hakut vazhdimisht në emision.

Kryeministri Edi Rama: Po të ishte shiko, po të ishte në kohën e ‘’Kohës tonë’’ do ishte një nga ata të makinës së bardhë. Po po, jo, jo, jo.. po e sigurtë do ishte një nga ata të makinës bardhë…

Nikoll Lesi: Jo, jo, ai është një nga gazetarët opozitarë të nivelit të  lartë…

Kryeministri Edi Rama: por do e mbanin për shofer, nuk do dilte këtu.

Nikoll Lesi: Jo, jo Çimi është gazetar opozitar i nivelit të lartë.

…..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?