Policia pret te dera e PD për të arrestuar protestuesit që u strehuan në Selinë Blu

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku disa prej protestuesve me maska janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike, sipas Policisë së shtetit (shiko fotot në Selinë e PD)

Nga ana tjetër, policia i pret jashtë dyerve të godinës për t’i arrestuar. Ndërkohë, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar për mediat se janë sulmuar me gaz lotsjellës nga policia. Kurse deputeti Belind Këlliçi foli para mediave se kjo është qeveri kriminale që hedh gaz kudo, edhe te PD. Dy autoambulanca kanë shkuar te selia e PD për të marrë të lënduarit nga gazi. Ndërsa te dera e selisë Blu ndodhen makina policore që presin ti marrin për ti shoqeruar në komisariat protestuesit e strehuar në PD, që sipas policisë protestuesit e maskuar vijnë nga Selia e PD.

Nënkryetari i PD Belind Këlliçi tha se janë hedhur bombola gazi në selinë e PD-së nga policia, pa pasur asnjë incident.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në selinë e Partisë Demokratike janë hedhur bombola gazi nga ana e policisë. Nuk ka pasur asnjë incident dhe kjo ngjarje ka ndodhur në kushtet kur nuk ka pasur kurrfarë provokimi”, u shpreh Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e PD po akuzojnë kryeministrin se po punon të krijojë idenë se janë njerëz të PD që po hedhin molotov etj.

Në foto: Militantë të PD që morën pjesë në protestë me maska, sipas Policisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?