Ja si u vendos tritoli te farmacia e Tahirit
Policia dhe prokuroria kanë në dorë disa prova filmike që tregojnë se si është vendosur lënda eksplozive në farmacinë e Bashkim Tahirit.
Gazetari Artan Hoxha, tregon se një kamera e një biznesi ka filmuar lëvizjet e personi që ka vendosur tritolin në kondicionerin e farmarisë së babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Vendosja e eksplozivit është e regjistruar nga një kamer.
Aty duket një person me biçikletë, i veshur me një xhup dhe me kapuç në kokë.
E parkon biçikletën në anë dhe sapo zbret nga biçikleta nga poshtë xhupit, nxjerr minën.
Pa humbur kohë kacavirret në mur dhe e vendos minën në hapësirën mes kondicionerit dhe murit.
Pasi e vendos minën ai zbret dhe ikën me biçikletë.
Personi që e ka kryer e ka studiuar vendin se ku do të vendoste eksplozivin.
Vendosja e tritolit është bërë në 02:22 minuta dhe shpërthimi ka ndodhur 30 minuta më pas.
Kjo ka qenë minë me sahat, ose me komandë. Lënda eksplozive është tritol dhe nuk është gjetur asnjë shenjë mbetjesh celulare”, tha Hoxha për News24.
KOHA JONË SONDAZH

