Ja si u vra Asllan Kërtusha në Durrës (VIDEO)

Gëzim Kajno, autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Asllan Kërtusha, është lënë me masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit. Kajno u arrestua disa ditë më parë pas plagosjes së 30-vjeçarit Kërtusha, me armë zjarri, i cili më pas humbi jetën në spital. Në ngjarje mbeti i plagosur edhe një person i dytë, edhe ai i arrestuar me akuzën e bashkëpunimit në krim.

Një ditë më parë prokuroria shpjegoi dinamikën e ngjarjes, filmuar në një kamera sigurie. Pamjet e kameras janë edhe prova më e fortë e prokurorisë. Sipas pamjeve, viktima Asllan Kërtusha, në gjendje të dehur kishte krijuar probleme në lokalin e shtetasit Gëzim Kajno. Ky i fundit, bashkë me një kushëri të tij, shkon në lokal dhe nisin të dhunojnë fizikisht viktimën duke e qelluar edhe me qytën e një pistolete.

Më pas dalin nga mbulimi i kameras dhe kur rikthehen, prokuroria sqaron se kushërinjtë Kajno përpiqen të nxjerrin me forcë nga një taksi viktimën duke e qëlluar. Më pas shtetasi Asllan Kërtusha humbi jetën në spital për shkak se ishte qëlluar me plumb në gjoks.

Autori i ngjarjes, nuk foli para gjykatës duke u justifikuar se ishte i tronditur, ndërsa avokati e cilësoi ngjarjen aksidentale. Gjykata në fund pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila akuzon shtetasin Gëzim Kajno për “vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OF3w8ZeZ0Kk” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP