Jaeld Çela apelon vendimin e Krimeve të Rënda. Ja ç’do të kërkojë Saimir Tahiri të enjten
Ish drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, nëpërmjet avokatëve të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës per Krime të Rënda, që e dënoi atë me 3 vite burg.
Çela kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa në Shkallë të Parë, u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre.
Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri per favorizim te grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj në trafikun e drogës.
Ndërkohë, ish-ministri Tahiri, pritet ta paraqese te enjten apelimin, i cili do të kërkojë pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës.