Jaeld Çela del nga burgu

Jaeld Çela, ish-drejtori i famshëm i Policisë së Vlorës i dënuar me 5 vite burg, ka lënë qelinë pas vendimit të Gjykatës së Fierit.

Vendimi është marrë sot, pasi Çela kishte bërë kërkesën për lirimin me kusht me argumentin se ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit të dhënë nga gjykata e posaçme.

Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelën më 4 shkurt 2022 së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Çela u dënua për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

SHKARKO APP