Jaeld Çela tek 302 në qeli të veçantë me masa të forta sigurie
Ish drejtori I policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua një javë më parë mbahet në masa të forta sigurie në ambientet e paraburgimit.
Burime të Rtv Ora bëjnë me dije se pas vendimit të Gjykatës së Apelit , e cila e la në qeli pas vetëdorëzimit, ish kreu i rendit në qytetin bregdetar është vendosur në qelitë e burgut 302 në kryeqytet.
Fakti që në këtë paraburgim ka shumë persona të cilët janë arrestuar prej tij në kohën kur ka qenë drejtues policie, kanë detyruar administraten e burgut ta vendosë në një qeli të vecantë, larg të ndaluarve të tjerë në menyrë që të shmangen incidentet.
Cela u gjykua së bashku me ish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për trafikim ndërkombetar të lëndeve narkotike, akuzë kjo që i ra nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila i dënoi dy zyrtarët e lartë vetëm për shpërdorim detyre.
Por vendimi është apeluar në Gjykatën e Apelit edhe nga të pandehueit edhe nga prokuroria, por ajo nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë për shkak të masave anticovid. Seanca e radhës është caktuar në datën 28 maj ku pritet që gjykata të nise shqyrtimin e apelimeve të bëra si nga mbrojtja ashtu edhe nga prokuroria, e cila ka kërkuar denime me nga 15 vite burg.
Për dy vjet ish drejtori i policisë së Vlorës qëndroi në arrati dhe u vetdorëzua ne momentin ku çështja nisi shqyrtimin në Gjykatën e Apelit.
/Ora News