Jahti superluksoz i vipave hollywoodian, në brigjet shqiptare(FOTO)
Një tjetër mjet luksi ka lundruar në ujërat shqiptare, e këtë herë bëhet fjalë për Amphitrite, jahti të cilin një nga personazhet më në zë britanikë e bëri të vetën për bukurinë e 22 milionë paundëve.
Emri i saj është Joanne Kathleen Rowling dhe njihet si idhulli i miliona lexuesve të rinj, zemrat e të cilëve i fitoi me librat e saj “Harry Potter”.
Jahti luksoz është vënë re gjatë ditës së djeshme në brigjet shqiptare ku ka qëndruar edhe sot, ndërkohë që nuk dihet arsyeja për të cilën ka ardhur në Shqipëri.
Më parë jahti zotërohej nga aktori hollywoodian Johnny Depp dhe është përdorur për të xhiruar filmin “The Tourist”, ku protagonistë ishin pikërisht Depp dhe Jolie.
Lajmin për praninë e superjahtit në brigjet shqiptare e konfirmoi edhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, shoqëruar me këtë foto.
“Edhe ne ujrat tona ka jete” shkruan Tare.

KOHA JONË SONDAZH

