Jaka: Supermarketet të qendrojnë hapur gjithë ditën, edhe qytetarët të lejohen të lëvizin

Për Nikolin Jakën, kreu i dhomës së tregtisë dhe industrisëshprehet se sipërmarrësit presin që të ulen në një tryezë bisedimi me qeverinë.

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, ai u shpreh që supermarketet s’kanë pse të rrinë hapur 5 orë, por gjithë ditën, dhe po ashtu tha se as nuk duhet të ketë fash-orare ndaj qytetarëve, por të monitorohen lëvizjet e tyre.

Jaka: Presim që të ulemi në tryezë më qeverinë duke caktuar edhe përfaqësuesen tonë, znj. Muçostepa, e cila është e deleguara e shoqatave të biznesit dhe dhomës së tregtisë, për të diskutuar me qeverinë. Zinxhirët e supermarketeve janë në rritje, por pse duhet që t’i penalizojmë duke i mbajtur vetëm 5 orë hapur, ndërkohë që këto supermarkete duhet të mbahen gjithë ditës hapur duke i shërbyer qytetarëve. Nga ana tjetër, nuk ka nevojë fasha të caktuara për qytetarët, por të monitorojmë lëvizjet e qytetarëve dhe të jetë e lirë mënyra e operimit dhe e servirjes që ata duhet të frekuentojnë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?